Shkencëtarja iraniane e NASA-s fitoi çmimin e Shoqatës Amerikane të Astronomisë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i142400-shkencëtarja_iraniane_e_nasa_s_fitoi_çmimin_e_shoqatës_amerikane_të_astronomisë
Shoqata e Astronomisë në Amerikë i dha çmimin "Joseph Weber" shkencëtares iraniane Sholeh Nikzad e cila punon në NASA (Organizata Kombëtare e Aeronautikës dhe Hapësirës).
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Prill 12, 2023 16:31 Europe/Tirane
  • Shkencëtarja iraniane e NASA-s fitoi çmimin e Shoqatës Amerikane të Astronomisë

Shoqata e Astronomisë në Amerikë i dha çmimin "Joseph Weber" shkencëtares iraniane Sholeh Nikzad e cila punon në NASA (Organizata Kombëtare e Aeronautikës dhe Hapësirës).

Çmimi "Joseph Weber" i Shoqatës Amerikane të Astronomisë për dizajnimin e instrumenteve dhe pajisjeve astronomike i jepet një shkencëtari për projektimin, shpikjen ose përmirësimin e konsiderueshëm të një instrumenti që çon në përparime të rëndësishme në astronomi. Në mënyrë që të vlerësohet ndikimi shkencor i instrumentit, duhet të kalohet një periudhë e konsiderueshme kohore midis zhvillimit të instrumentit dhe dhënies së çmimit.

Agjencisë e lajmeve ISNA njoftoi se faqja e internetit e Shoqatës Amerikane të Astronomisë ka publikuar fotografi të fituesve të këtij çmimi në vitet e fundit, dhe emri i shkencëtares iraniane Sholeh Nikzad është gjithashtu në listën e fituesve të këtij çmimi në vitin 2023.

Faqja e internetit e Shoqatës Amerikane të Astronomisë, duke publikuar një foto të znj. Nikzad, ka shpjeguar arsyen e marrjes së këtij çmimi nga ajo duke thënë: "Për kontributet e saj pioniere që shtyjnë kufijtë e pajisjeve të kombinuara të fotoneve ultraviolet/të dukshme, kjo inxhiniere iraniane ka fituar këtë çmim". Sholeh Nikzad është një inxhiniere e elektronikës iraniano-amerikane dhe një shkencëtare kërkimore në Laboratorin Jet Propulsion të NASA-s, e cila ka drejtuar edhe grupet e avancuara të detektorëve, sistemet dhe grupin e nanoshkencës. Hulumtimi i saj përfshin detektorë grimcash ultravjollcë dhe me energji të ulët, pajisje me nanostrukturë dhe spektrometra të rinj.