Kombëtarja iraniane e  mundjes u rendit e treta në Azi
(last modified Sat, 15 Apr 2023 06:28:02 GMT )
Prill 15, 2023 08:28 Europe/Tirane
  • Kombëtarja iraniane e  mundjes u rendit e treta në Azi

Ekipi kombëtar i mundjes së lirë i Iranit u rendit i treti në Azi duke fituar një medalje ari, një argjendi dhe 3 bronzi dhe 124 pikë.

Më 13 dhe 14 prill në Astana të Kazakistanit u mbajt gara e 36-të e kampionatit aziatik të mundjes së lirë. Kazakistani dhe Japonia përkatësisht u shpallën kampionë dhe nënkampionë. Në përfundim të kampionatit të 36-të të mundjes aziatike, ekipi iranian fitoi medaljen e artë nga “Rahman Amozad” në peshën 65 kg, “Alireza Karimi” në peshën 86 kg, “Yasin Rezaei” në peshën 61 kg, “Amir Hossein Kavousi” në peshën 79 kg, ndërsa “Mujtabi Gilixh” fitoi medalje të bronztë në peshën 97 kg. Në renditjen në grup, Irani u rendit i treti me 124 pikë, ndërsa ekipet e Kazakistanit me 179 pikë dhe Japonisë me 129 pikë u renditën i pari dhe i dyti.