Eslami: Negociatat mes Iranit dhe ANEA po përparojnë
Kreu i Agjencisë së Energjisë Atomike të Republikës Islamike të Iranit theksoi se negociatat mes Iranit dhe Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore po përparojnë.
Rafael Grossi, drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, vizitoi Iranin më 3 dhe 4 mars 2023. Në përfundim të vizitës 2-ditore të Rafael Grossit në Teheran dhe takimit dhe bisedimeve me zyrtarë të lartë iranianë, Agjencia e Energjisë Atomike të Iranit dhe Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike lëshuan një deklaratë të përbashkët.
Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Muhamed Eslami, kreu i Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit, sot (e mërkurë) pas mbledhjes së Qeverisë, deklaroi: "Procesi i negociatave ndërmjet Iranit dhe ANEA-s po shënon progres, dhe delegacionet teknik dhe të ekspertëve janë në komunikim çdo ditë".
Eslami shtoi: "Aktualisht 67 radiomedikamente të prodhuara në vend janë shpërndarë në 210 qendra mjekësore dhe spitale në të gjithë Iranin".
Kreu i Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit gjithashtu tha: "Këtë vit (1402 të kalendarit iranian), ne po kalojmë në fazën klinike dy lloje të reja të radiomedikamenteve dhe tani këto produkte radiofarmaceutike prodhohen tërësisht brenda vendit".