Ministrat e jashtëm të Iranit dhe EBA theksojnë zgjerimin e bashkëpunimeve bilateral
Ministrat e punëve të jashtme të Iranit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe në një bisedë telefonike, kanë theksuar rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimeve dypalëshe, sidomos në sektorin privat.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Husejn Amir Abdulahjan, ministri i punëve të jashtme të Iranit, dhe Sheik Abdullah bin Zajed Ale Nahjan, ministri i punëve të jashtme të EBA, të shtunën në një bisedë telefonike, kanë biseduar në lidhje me çështjet bilaterale, rajonale dhe ndërkombëtare.
Ministri i punëve të jashtme të Iranit duke uruar festën e Fitër Bajramit homologut të tij emiratas, i vlerësoi në përparim e sipër marrëdhëniet mes të dy vendeve dhe shtoi: "Mes të dy vendeve janë duke u zhvilluar takime dhe kontakte të vazhdueshme. Nuk ekziston kurrfarë kufizimi për zgjerimin e gjithanshëm të marrëdhënieve mes Iranit dhe EBA-ve".
Nga ana e tij, ministri i jashtëm i EBA në këtë bisedë telefonike duke vënë në dukje interesat e përbashkët të dy vendeve në zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale në fusha të ndryshme, theksoi në raste të ndryshme për bashkëpunim të përbashkët.
Sheik Abdullah bin Zajed Ale Nahjan në lidhje me kushtet dhe rrethanat e reja të rajonit gjithashtu tha se gjatë javëve të fundit është vërejtur një forcim i bashkëpunimeve në rajon duke përfshirë edhe rifillimin e marrëdhënieve mes Teheranit dhe Riadit si dhe janë krijuar rrethana të reja edhe në lidhje me krizën në Siri.