Amir Abdollahian thekson rëndësinë e unitetit territorial të Jemenit
Ministri i Jashtëm i Iranit në një takim me kreun e ekipit negociator të Qeverisë së Shpëtimit Kombëtar të Jemenit, theksoi rëndësinë e unitetit territorial të vendit.
Sipas IRNA, Husein Amir Abdollahian, i cili udhëtoi për në Oman, në ambasadën iraniane në Maskat u takua me "Mohammed Abdul Salam", zëdhënësin e Ansarullahut dhe kryenegociatorin e Qeverisë së Shpëtimit Kombëtar të Jemenit, me të cilin diskutoi zhvillimet më të rëndësishme në Jemen. Në këtë takim, Amir Abdullahian theksoi rëndësinë e unitetit territorial të Jemenit dhe tha: Republika Islamike e Iranit mirëpret çdo iniciativë, plan dhe veprim që çon në heqjen e bllokadës së Jemenit dhe vendosjen e një armëpushimi gjithëpërfshirës me mirëkuptimin e plotë të politikës jemenase. Në këtë takim, Mohamed Abdul Salam, kryenegociatori i Qeverisë së Shpëtimit Kombëtar të Jemenit, shprehu vlerësimin e tij për mbështetjen humanitare të Republikës Islamike të Iranit për Jemenin dhe shpjegoi statusin e fundit të dialogut me Arabinë Saudite në Sana. Ai vlerësoi pozitivisht ndikimin e marrëveshjes së fundit midis Riadit dhe Teheranit në situatën në rajon dhe shtoi: Ne do të vazhdojmë të rezistojmë dhe të bisedojmë deri në arritjen e një marrëveshjeje që do të sigurojë të drejtat e të gjithë popullit jemenas.