Amir Abdulahjan: Omani ka iniciativa serioze në lidhje me negociatat bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i143054-amir_abdulahjan_omani_ka_iniciativa_serioze_në_lidhje_me_negociatat_bërthamore
Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit theksoi: "Sulltanati i Omanit ka iniciativa serioze në lidhje me çështjen e negociatave bërthamore të Iranit me grupin 4+1, të cilat do të ndihmojnë në rikthimin e negociatave në këtë fushë".
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Prill 26, 2023 15:47 Europe/Tirane
  • Amir Abdulahjan: Omani ka iniciativa serioze në lidhje me negociatat bërthamore

Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit theksoi: "Sulltanati i Omanit ka iniciativa serioze në lidhje me çështjen e negociatave bërthamore të Iranit me grupin 4+1, të cilat do të ndihmojnë në rikthimin e negociatave në këtë fushë".

Ministri i jashtëm i Iranit, Husejn Amir Abdulahjan, në vazhdim të konsultimeve rajonale dhe bisedimeve dypalëshe, me ftesë të homologut të tij nga Omani, mbërriti të martën më 25 prill në Aeroportin Ndërkombëtar të Maskatit dhe u mirëprit nga autoritetet e këtij vendi.

Ministri i punëve të jashtme të Iranit, Husejn Amir Abdulahjan, në një intervistë për agjencinë zyrtare të lajmeve të Omanit, ka falënderuar sulltanin e Omanit, Hajtham bin Tarik Al Sa'id dhe qeverinë e këtij vendi për rolin e tyre pozitiv në negociatat për heqjen e sanksioneve ndaj Republikës Islamike të Iranit dhe tha: "Roli i Maskatit në këtë fushë ka qenë konstruktiv dhe frytdhënës".

Amir Abdulahjan, për takimin e tij me ministrin e jashtëm të Omanit, Badr bin Hamad al-Busaidi, shtoi: "Krahas çështjeve që zhvillojnë bashkëpunimin mes dy vendeve, me homologun nga Omani kemi biseduar edhe për çështje rajonale dhe ndërkombëtare, veçanërisht për Çështjen e Palestinës, pajtimi jemeno-jemenas dhe situatën në Sudan".

Ministri i jashtëm i Iranit tha gjithashtu se bashkëpunimi mes dy palëve është rritur në fushën ekonomike dhe investuese.