Vizita e ministrit të jashtëm të Iranit në Liban
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i143078-vizita_e_ministrit_të_jashtëm_të_iranit_në_liban
Ministri i Jashtëm i Iranit, në vazhdim të turneut të tij rajonal, ka mbërritur në kryeqytetin e Libanit dhe është pritur nga autoritetet e këtij vendi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 26, 2023 16:31 Europe/Tirane
  • Vizita e ministrit të jashtëm të Iranit në Liban

Ministri i Jashtëm i Iranit, në vazhdim të turneut të tij rajonal, ka mbërritur në kryeqytetin e Libanit dhe është pritur nga autoritetet e këtij vendi.

Ministri i Jashtëm i Iranit Hossein Amirabdollahian mbërriti në Aeroportin Ndërkombëtar të Bejrutit të mërkurën në mbrëmje në krye të një delegacioni të rangut të lartë politik dhe u mirëprit nga autoritetet libaneze. Sipas planeve, ministri i Jashtëm i Iranit do të takohet me Nabih Berri, kryetarin e Parlamentit libanez, Naxhib Mikati, kryeministrin e qeverisë libaneze dhe Abdullah Bouhabib, ministrin e Jashtëm të këtij vendi dhe do të diskutojë me ta zhvillimet më të fundit rajonale dhe ndërkombëtare si dhe marrëdhëniet dypalëshe.