Irani mbështet stabilitetin e Libanit
Ministri i punëve të jashtme të Iranit në një takim me kryeministrin e Libanit, theksoi mbështetjen e Iranit për stabilitetin dhe sigurinë në Liban dhe mbështetjen për qeverinë, kombin, rezistencën dhe ushtrinë e këtij vendi.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se ministri i punëve të jashtëm i Iranit Husejn Amir Abdulahjan, gjatë vizitës së tij në Bejrut, u takua me kryeministrin libanez Naxhib Mikati dhe diskutoi çështje me interes të të dy vendeve.
Në fushën e bashkëpunimit dypalësh, ministri i punëve të jashtme të Iranit theksoi domosdoshmërinë e zgjerimit të marrëdhënieve mes dy vendeve në fusha të ndryshme, veçanërisht në fushën e bashkëpunimit ekonomiko-tregtar dhe duke marrë parasysh kapacitetet ekzistuese për të inkurajuar bashkëpunimin mes të dy vendeve.
Amir Abdulahjan theksoi: "Republika Islamike e Iranit është e gatshme të bashkëpunojë për zgjidhjen e krizës së nevojave të energjisë dhe sidomos energjisë elektrike në Liban dhe është e gatshme t'i ofrojë Libanit eksperiencën dhe ndihmën e vet teknike në fushën e ndërtimit dhe funksionimit të termocentraleve si dhe mirëmbajtjes së pajisjeve teknologjike tyre".
Ai gjithashtu theksoi mbështetjen e Republikës Islamike të Iranit për stabilitetin dhe sigurisë në Liban dhe mbështetjen për qeverinë, kombin, rezistencën dhe ushtrinë libaneze.
Amir Abdulahjan theksoi: "Çështjet e Libanit, duke përfshirë zgjedhjen e presidentit dhe përfundimin e procesit politik në këtë vend, duhet të menaxhohen dhe zgjidhen nga vetë libanezët dhe përmes dialogut dhe marrëveshjes ndërmjet lëvizjeve dhe subjekteve politike libaneze, dhe me ndihmën dhe iniciativat e faktorëve të huaj nëse ata janë në mirëbesim, të shoqëruar dhe miratuar nga qeveria dhe populli libanez. Kjo mund të bëhet në përputhje me mbështetjen e zgjedhjes së popullit libanez dhe faktorët e huaj nuk duhet të ndërhyjë në çështjet e brendshme të Libanit".
Në këtë takim, ministri i jashtëm iranian shpjegoi edhe këndvështrimin e Iranit në lidhje me zhvillimet në Palestinë, Jemen, Sudan, Afganistan dhe Ukrainë.
Në këtë takim, kryeministri i Libanit, Naxhib Mikati, duke përshkruar rëndësinë e marrëdhënieve dypalëshe dhe duke shpjeguar situatën aktuale në Liban dhe duke përshëndetur marrëveshjen e fundit ndërmjet të nënshkruar mes Teheranit dhe Riadit, shprehu vlerësimin e tij për efektet pozitive të kësaj ngjarjeje në çështjet rajonale.
Mikati e konsideroi Iranin si një vend të rëndësishëm në rajon dhe duke vlerësuar qëndrimin konstruktiv të Teheranit ndaj Libanit, theksoi rëndësinë e marrëdhënieve ekzistuese mes të dy vendeve.