Amir Abdulahjan takohet me Sejed Hasan Nasrallah
Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit u takua me sekretarin e përgjithshëm të Hezbullahut të Libanit dhe të dy palët diskutuan zhvillimet e fundit në Liban, Palestinë dhe marrëveshjen ndërmjet Iranit dhe Arabisë Saudite.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit, Husejn Amir Abdulahjan, gjatë vizitës së tij në Bejrut të Libanit që po e zhvillon me ftesë të homologut të tij libanez, sot u takua dhe bisedoi me Sejed Hasan Nasrallah, sekretar i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit.
Në këtë takim, Amir Abdulahjan dhe Sejed Hasan Nasrallah diskutuan zhvillimet e fundit në rajon, marrëveshjen e fundit midis Iranit dhe Arabisë Saudite për rifillimin e marrëdhënieve diplomatike dhe ndikimin e saj në vendet e rajonit, si dhe zhvillimet e fundit në Liban dhe situatën aktuale në Palestinë.
Në këtë takim ishin të pranishëm edhe ambasadori iranian në Bejrut Moxhtaba Amani, ndihmësministri dhe drejtori i përgjithshëm i zyrës për Azinë Perëndimore dhe Afrikën Veriore Mahdi Shushtri, Ali Asghar Khaxhi, këshilltar i lartë i ministrit të punëve të jashtme për çështje të veçanta politike, dhe Muhamed Fat'h Ali, zëvendës administrativ si dhe sekretari për çështje financash i Ministrisë së Jashtme të Iranit dhe ish-ambasadori iranian në Bejrut.