Kthimi në vend i iranianëve që jetojnë në Sudan
(last modified Sun, 30 Apr 2023 05:09:58 GMT )
Prill 30, 2023 07:09 Europe/Tirane
  • Kthimi në vend i iranianëve që jetojnë në Sudan

65 shtetas iranianë që jetojnë në Sudan mëngjesin e sotëm janë kthyer në Iran. Kthimi i tyre u bë me koordinimin dhe masat e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Sipas   IRNA , Marrëdhëniet me Publikun e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit me anë të një njoftimi deklaroi: Në fazën e fundit të transferimit të 65 bashkatdhetarëve që jetojnë në Sudan, të cilët pas krizës në atë vend, përmes koordinimit dhe veprimeve të veçanta të Ministrisë së Punëve të Jashtme, fillimisht nga Hartumi u larguan për në Port Sudan dhe më pas u kthyen në Xhedah dhe në fund arritën në Iran. Transferimi i tyre u bë me një fluturim special dhe përfundoi me sukses mëngjesin e së dielës dhe këta persona arritën në vendlindje shëndoshë e mirë. Përleshjet e dhunshme dhe të gjera midis forcave të ushtrisë sudaneze nën komandën e "Abd al-Fattah al-Barhan" dhe forcave të reagimit të shpejtë nën komandën e "Mohammed Hamdan Daghlo" të njohur si Hamidti, filluan të shtunën, në zona të ndryshme të  vendit  veçanërisht në Khartoum, kryeqyteti i Sudanit. Në raportin e Kombeve të Bashkuara, më shumë se 400 njerëz janë vrarë në përleshjet e fundit, duke përfshirë katër anëtarë të Kombeve të Bashkuara.

Tags