Presidenti i Republikës Islamike të Iranit mbërriti në Damask
(last modified 2023-05-03T09:38:57+00:00 )
May 03, 2023 11:38 Europe/Tirane
  • Presidenti i Republikës Islamike të Iranit mbërriti në Damask

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit mbërriti në Damask, kryeqytetin e Sirisë, në krye të një delegacioni të rangut të lartë me ftesë zyrtare të presidentit sirian Bashar Asad.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se avioni i presidentit të Republikës Islamike të Iranit, Sejed Ebrahim Raisi dhe delegacionit të tij, u ul në Aeroportin Ndërkombëtar të Damaskut mëngjesin e sotëm (të mërkurën).

Gjatë vizitës dyditore në Siri, Sejed Ebrahim Raisi dhe delegacioni i tij do të zhvillojë bisedime me zyrtarët më të lartë të Sirisë për mënyrat e konsolidimit dhe forcimit të marrëdhënieve politike dhe zgjerimin dhe përmirësimin e nivelit të bashkëpunimit dypalësh ekonomik dhe tregtar.

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit do të marrë pjesë edhe në takimin e përbashkët të biznesmenëve iranianë dhe sirianë gjatë vizitës së tij në Siri dhe do të diskutojë dhe shkëmbejë mendime me ta.

Takimi dhe biseda me iranianët rezidentë dhe vizita në vendet e shenjta të Sirisë janë ndër planet e tjera të vizitës së Raisi në Siri.

Kjo është vizita e parë e presidentit të Republikës Islamike të Iranit në Siri pas 13 vitesh.

Tags