Mirëpritja solemne e Bashar Asadit për presidentin e Republikës Islamike të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i143380-mirëpritja_solemne_e_bashar_asadit_për_presidentin_e_republikës_islamike_të_iranit
Në Pallatin e Popullit në Damask u mbajt ceremonia zyrtare e pritjes së presidentit të Republikës Islamike të Iranit organizuar nga presidenti i shtetit të Sirisë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
May 03, 2023 11:48 Europe/Tirane
  • Mirëpritja solemne e Bashar Asadit për presidentin e Republikës Islamike të Iranit

Në Pallatin e Popullit në Damask u mbajt ceremonia zyrtare e pritjes së presidentit të Republikës Islamike të Iranit organizuar nga presidenti i shtetit të Sirisë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se çresidenti i Republikës Islamike të Iranit, Sejed Ebrahim Raisi, i cili mbërriti në Damask mëngjesin e sotëm (e mërkurë) për një vizitë dyditore me ftesë zyrtare të presidentit sirian Bashar Assad, është pritur zyrtarisht nga presidenti sirian gjatë një ceremonie solemne në Pallatin e Populli në Damask të Sirisë.

Në ceremoninë zyrtare të mirëseardhjes, fillimisht u kënduan himnet kombëtare të dy vendeve dhe më pas të dy presidentët kaluan para njësisë ceremoniale dhe në vazhdim Sejed Ebrahim Raisi dhe Bashar Assad prezantuan me njëri-tjetrin zyrtarët e lartë të delegacioneve shoqëruese.

Pas ceremonisë zyrtare të mirëseardhjes, nën kryesinë e presidentëve do të mbahet takimi i përbashkët i delegacioneve të larta të dy vendeve. Gjatë vizitës dyditore në Siri, Raisi dhe delegacioni i tij do të zhvillojë bisedime me zyrtarët më të lartë të Sirisë për mënyrat e konsolidimit dhe forcimit të marrëdhënieve politike dhe për zgjerimin dhe përmirësimin e nivelit të bashkëpunimit dypalësh ekonomik dhe tregtar.

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit do të marrë pjesë edhe në takimin e përbashkët të biznesmenëve iranianë dhe sirianë gjatë vizitës së tij në Siri dhe do të diskutojë dhe shkëmbejë ide me ta.

Takimi dhe biseda me iranianët rezidentë dhe vizita në vendet e shenjta të Sirisë janë ndër planet e tjera të vizitës së Raisi në Siri.

Kjo është vizita e parë e presidentit të Republikës Islamike të Iranit në Siri pas 13 vitesh.