Irani: Ndërhyrja e huaj në Sudan 'shumë shqetësuese'
(last modified Fri, 05 May 2023 18:00:27 GMT )
May 05, 2023 20:00 Europe/Tirane
  • Irani: Ndërhyrja e huaj në Sudan 'shumë shqetësuese'

Irani thekson se ndërhyrja e disa fuqive të huaja në Sudan ka kontribuar në krijimin e rrethanave shumë shqetësuese. "Situata e Sudanit është tepër shqetësuese.

Nëse nuk merren masat e duhura, integriteti territorial i Sudanit rrezikohet dhe kjo do të ketë pasoja për rajonin," tha të premten Ministri i Jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian në një postim në llogarinë e tij në Twitter. Ai shprehu keqardhjen për ndërhyrjen dhe provokimin e huaj në Sudan, duke kërkuar dialog të brendshëm dhe mirëkuptim për zgjidhjen e krizës. "Dialogu dhe mirëkuptimi i brendshëm qartësisht janë opsioni më i mundshëm për t'i dhënë fund krizës," shkroi në Twitter kryediplomati iranian. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se të paktën 551 civilë kishin vdekur dhe 4,926 u plagosën, bazuar në të dhënat nga Sudani, por shifrat reale ka të ngjarë të jenë shumë më të larta për shkak të vështirësisë për të hyrë në objektet mjekësore. Dhuna ka dërguar dhjetëra mijëra refugjatë përtej kufijve të Sudanit dhe kërcënon të nxisë paqëndrueshmëri në një zonë të trazuar të Afrikës midis Sahelit dhe Detit të Kuq.

 

Tags