Ekzekutimi i liderit të grupit terrorist Harakat al-Nidhal në Iran
Dënimi me vdekje i “Habib Faraxhullah Chaab” me nofkën “Habib Asiud”, lideri i grupit terrorist Harakat al-Nidhal, është ekzekutuar mëngjesin e sotëm në Iran.
Habib Faraxhullah Chaab i njohur si Habib Asiud, lideri i grupit terrorist dhe separatist " Harakat al-Nidhal, duke kryer disa operacione terroriste në Iran, është përgjegjës për vdekjen e një numri njerëzish të pafajshëm, duke përfshirë gra dhe fëmijë iranianë. Që nga viti 2005, Asiud ka qenë udhëheqës i grupit terrorist Harakat al- Nidhal duke pasur mbështetjen e disa shërbimeve spiune, duke përfshirë Mossadin dhe Sapo (shërbimin spiun suedez) dhe mbështetjen e disa vendeve në rajon; Si pasojë e veprimeve terroriste dhe të përgjakshme të këtij grupi të udhëhequr nga Habib Asiud, më shumë se 450 qytetarë iranianë kanë rënë dëshmorë ose janë plagosur. Habib Faraxhullah Chaab u arrestua nga forcat e sigurisë së Iranit në Turqi në nëntor të vitit 2020. Pas arrestimit të të akuzuarit, përfundimit të hetimeve dhe ngritjes së aktakuzës, janë mbajtur seanca të shumta gjyqësore me praninë e të akuzuarit, avokatëve të tij dhe familjet e dëshmorëve të terrorit. Në të gjitha fazat e hetimit gjyqësor të akuzave të Habib Faraxhullah Chaab-it, pra që nga momenti i dhënies së urdhrit të arrestit dhe hetimit të të akuzuarit e deri në paraqitjen në gjykatë dhe dhënien e aktgjykimit, e drejta për gjykim të drejtë, është respektuar në kuadrin e ligjeve dhe rregulloreve të brendshme si dhe normave ndërkombëtare. Pas apelimit të avokatëve të të pandehurit, çështja iu nënshtrua sërish shqyrtimeve ligjore dhe gjyqësore gjithëpërfshirëse dhe të detajuara në Gjykatën Supreme të Iranit. Më në fund, dënimi me vdekje i Habib Faraxhullah Chaab u ekzekutua të shtunën në mëngjes për krimin e formimit, administrimit dhe udhëheqjes së një grupi terrorist të quajtur Harakat al-Nidhal, si dhe për planifikimin dhe ekzekutimin e operacioneve të shumta terroriste në provincën Khuzestan.