Gharib Abadi shkeljen e të drejtave të njeriut nga qeveria amerikane
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i143522-gharib_abadi_shkeljen_e_të_drejtave_të_njeriut_nga_qeveria_amerikane
Sekretari për Çështje Ndërkombëtare i Sistemit Gjyqësor dhe sekretari i Shtabit për të Drejta të Njeriut në Iran kritikoi shkeljen e flagrante të të drejtave të njeriut nga qeveria amerikane pas vrasjes së Jordan Neely, një të riu amerikan me ngjyrë në metronë e Nju Jorkut.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 06, 2023 11:52 Europe/Tirane
  • Gharib Abadi shkeljen e të drejtave të njeriut nga qeveria amerikane

Sekretari për Çështje Ndërkombëtare i Sistemit Gjyqësor dhe sekretari i Shtabit për të Drejta të Njeriut në Iran kritikoi shkeljen e flagrante të të drejtave të njeriut nga qeveria amerikane pas vrasjes së Jordan Neely, një të riu amerikan me ngjyrë në metronë e Nju Jorkut.

Kazem Gharibabadi në një mesazh në rrjetet sociale ka shkruar: "Vrasjet e vazhdueshme mbi bazën e urrejtjes raciste në Amerikë dhe shkelja e vazhdueshme e të drejtave të njeriut nga qeveria amerikane, janë të tmerrshme".

Kazem Gharibabadi shtoi: "Duket se e vetmja gjë që nuk është e rëndësishme në Amerikë është jeta e njerëzve me origjinë afrikane".

Sekretari i të Drejtave të Njeriut në Iran deklaroi: "Ka ardhur koha për ndryshim".

Jordan Neely u vra në metronë e Nju Jorkut duke u mbytur në qafë nga një amerikan i bardhë.

Në një video të këtij incidenti të publikuar në mediat amerikane, 30-vjeçari Jordan Neely duket i shtrirë në dyshemenë e vagonit të trenit dhe një i bardhë është plotësisht i qetë, duke i shtrënguar fytin për minuta të gjata dhe dy persona të tjerë po i mbajnë duart dhe këmbët e viktimës në mënyrë që ai të mos përpiqet të shpëtojë.

Sipas mediave amerikane, pas vdekjes së nënës së tij në vitin 2007, Jordan Neely pësoi një depresion të rëndë mendor dhe ndërsa sëmundja i përkeqësohej, pjesën më të madhe të kohës e kalonte në metro dhe u kërkonte pasagjerëve para ose ushqim.