Hokej aziatik mbi akull; Sportistet iraniane shpallen nënkampione
Ekipi kombëtar i Iranit për femra në hokej mbi akull për herë të parë u bë nënkampion i kontinentit të vjetër, pasi në ndeshjen e fundit në kampionatin aziatik humbi kundrejt Tajlandës.
Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, finalja e ekipit kombëtar të Iranit në hokej mbi akull në kampionatin e femrave të Azisë për femra, u mbajt dje në mbrëmje kundër ekipit tajlandez dhe sportistet iraniane humbën ndeshjen ndaj kësaj skuadre me rezultatin 3-1 dhe në fund për herë të parë u shpallën nënkampione të Azisë. Pas mposhtjes së ekipeve të Indisë, Kuvajtit dhe Kirgistanit në fazën paraprake dhe mposhtjes së ekipit të Emirateve të Bashkuara Arabe në fazën e eliminatoreve dhe mposhtjes së Singaporit në gjysmëfinale, sportistet iraniane mundën të kalojnë për herë të parë në finalen e këtij turneu dhe të fitojnë medaljen e argjendtë. Nasser Kanani, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, në Tëitter ka postuar një mesazh për fitoren e ekipit iranian të hokejit mbi akull dhe ka shkruar: Shkëlqimi i ekipit iranian të hokejit mbi akull për femra në Kampionatin Azi-Paqësor në Tajlandë dhe fitorja e titullit nënkampion portretizoi edhe një herë guximin, fuqinë nderin, moralin dhe kulturën e femrave iraniane.