Fillimi i Panairit Ndërkombëtar të Librit në Teheran
Sot në Teheran është hapur Panairi i 34-të Ndërkombëtar i Librit
Edicioni i 34-të i Panairit Ndërkombëtar të Librit ka filluar punën sot (e mërkurë) në "Mosala Imam Khomejnit (ra) në formë të pranishme dhe nëpërmjet faqes së internetit "ketab.ir" në formën virtuale.
Motoja e këtij edicioni të panairit të Teheranit u zgjodh "E ardhmja është për t'u lexuar".
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se 200 librashitës, 100 botues të huaj dhe 2700 botues vendas marrin pjesë në seksionet virtuale dhe në mënyrë të pranishme në këtë panair.
Në Panairin e 34-të Ndërkombëtar të Librit të Teheranit, në seksionin ndërkombëtar janë të pranishëm 30 të ftuar nga vende të ndryshme dhe 27 vende marrin pjesë në sektorin ndërkombëtar dhe në përgjithësi në panairin e këtij viti në Teheran do të jenë të pranishëm rreth 40 vende.