Hapja e seksionit ndërkombëtar të Panairit të Librit në Teheran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i143800-hapja_e_seksionit_ndërkombëtar_të_panairit_të_librit_në_teheran
Seksioni ndërkombëtar i Panairit të 34-të Ndërkombëtar të Librit u hap sot në Teheran.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
May 11, 2023 16:35 Europe/Tirane
  • Hapja e seksionit ndërkombëtar të Panairit të Librit në Teheran

Seksioni ndërkombëtar i Panairit të 34-të Ndërkombëtar të Librit u hap sot në Teheran.

Panairi i 34-të Ndërkombëtar i Librit në Teheran u filloi punën të mërkurën në "Mosala Imam Khomejni (ra)" në mënyrë të pranishme dhe në mënyrë virtuale nëpërmjet faqes së internetit "ketab.ir".

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se seksioni ndërkombëtar i Panairit të 34-të Ndërkombëtar të Librit në Teheran u hap sot të enjten me praninë e Muhamed Mahdi Eslami dhe Zolfie Daulatzade, ministrat e kulturës së Iranit dhe Taxhikistanit dhe përfaqësuesve të një sërë shtetesh pjesëmarrëse në këtë panair.

Esmail Xhanalipour, drejtor i Komitetit të Botuesve të Huaj në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Teheran, në margjinat e panairit, deklaroi: "62 pavione janë të rezervuara për botuesit e huaj në panairin e këtij viti të librit, të cilat janë gati për vizitorët në 2 salla latine ose për vendet joarabe dhe vendet arabe".

Në Panairin e 34-të Ndërkombëtar të Librit në Teheran, në seksionin ndërkombëtar janë të pranishëm 30 të ftuar nga vende të ndryshme dhe 27 vende me përfaqësues zyrtarë.

Motoja e këtij panairi u zgjodh të jetë "E ardhmja është për t'u lexuar".