Irani reagon ndaj veprimit të parlamentit suedez kundër Gardës së Revolucionit Islamik
(last modified Thu, 11 May 2023 14:49:36 GMT )
May 11, 2023 16:49 Europe/Tirane
  • Irani reagon ndaj veprimit të parlamentit suedez kundër Gardës së Revolucionit Islamik

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit e konsideroi veprimin e Parlamentit të Suedisë në lidhje me Gardën e Revolucionit Islamik të Iranit si të ndikuar nga elementët terroristë dhe të refuzuar të popullit iranian dhe paralajmëroi autoritetet suedeze që të mos sakrifikojnë interesat kombëtare të Suedisë dhe marrëdhëniet e kahershme mes dy vendeve për interesat e armiqve natyrorë të popullit iranian.

Naser Kanani, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, të enjten, në reagim të veprimt të Parlamentit të Suedisë për të futur emrin e Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit në listën e të organizatave terroriste të Bashkimi Evropian, tha: "Garda e Revolucionit Islamik është një institucion shtetëror që lind nga brendësia e popullit të Iranit dhe ka identitet zyrtar dhe ligjor që rrjedh nga Kushtetuta e Republikës Islamike të Iranit, e cila, së bashku me elementë të tjerë të forcave të armatosura, ka përgjegjësi për ruajtjen e sigurisë kombëtare dhe kufitare të vendit".

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit shtoi: "Përtej përgjegjësisë për të mbrojtur sigurinë kombëtare dhe integritetin territorial të Republikës Islamike të Iranit, Korpusi i Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit ka luajtur një rol vendimtar në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar takfirist dhe ISIS dhe në dekadën e kaluar ka dhënë një kontribut të pazëvendësueshëm në mbrojtjen e paqes dhe sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare dhe një rol i tillë nuk do të fshihet nga kujtesa historike e kombit iranian dhe veçanërisht nga memoria e popujve të vendeve të rajonit që ishin nën sulmin e terrorizmit takfirist të ISIS".

Zëdhënësi i shërbimit diplomatik të Iranit i rekomandoi qeverinë suedeze që me largpamësi të shmangë rënien në grackën e hapur kundër marrëdhënieve mes dy vendeve dhe duke menduar për pasojat e një veprimi të tillë të keqmenduar, të mos sakrifikojë interesat kombëtare të Suedisë dhe marrëdhëniet e kahmotshme mes dy vendeve për interesat e terroristëve dhe regjimit aparteid sionist dhe armiqve të popullit iranian.

Tags