Sportistja iraniane në qitje nënkampione në Kupën e Botës në Baku
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i143898-sportistja_iraniane_në_qitje_nënkampione_në_kupën_e_botës_në_baku
Sportistja iraniane në qitje u shpall nënkampione e Kupës Botëror të këtij sporti që po zhvillohet në Baku të Republikës së Azerbajxhanit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
May 13, 2023 14:28 Europe/Tirane
  • Sportistja iraniane në qitje nënkampione në Kupën e Botës në Baku

Sportistja iraniane në qitje u shpall nënkampione e Kupës Botëror të këtij sporti që po zhvillohet në Baku të Republikës së Azerbajxhanit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se në vazhdim të garave të Kupës Botërore të Qitjes në Baku të Azerbajxhanit, këtë të shtunë në pistoletën 25 metra për femra, sportistja iraniane Hanieh Rostamjan, u pozicionua në vijën e zjarrit dhe arriti të marrë vendin e shtatë dhe të bëhej finaliste duke shënuar 583 pikë. Pas kalimit në finale, Rostamian e zuri në vendin e dytë dhe fitoi medaljen e argjendtë.

Në këto gara kampione doli përfaqësuesja e Kinës dhe e treta doli përfaqësuesja e Gjermanisë.

Kjo është medalja e parë botërore e Iranit në pistoletë për femra, e fituar nga sportistja iraniane Hanieh Rostamjan.