Amir Abdulahjan: Shpresojmë të shohim një zgjidhje serioze në marrëdhëniet Iran-Egjipt
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i143946-amir_abdulahjan_shpresojmë_të_shohim_një_zgjidhje_serioze_në_marrëdhëniet_iran_egjipt
Ministri i punëve të jashtme të Iranit duke mirëpritur zhvillimin e marrëdhënieve midis Teheranit dhe Kajros, u shpreh optimist se duke pasur parasysh politikën e jashtme të qeverisë së 13-të të Iranit, do të ketë një iniciativë serioze në fillimin e marrëdhënieve midis Iranit dhe Egjiptit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 14, 2023 14:55 Europe/Tirane
  • Amir Abdulahjan: Shpresojmë të shohim një zgjidhje serioze në marrëdhëniet Iran-Egjipt

Ministri i punëve të jashtme të Iranit duke mirëpritur zhvillimin e marrëdhënieve midis Teheranit dhe Kajros, u shpreh optimist se duke pasur parasysh politikën e jashtme të qeverisë së 13-të të Iranit, do të ketë një iniciativë serioze në fillimin e marrëdhënieve midis Iranit dhe Egjiptit.

Ministri i punëve të jashtme të Iranit, Husejn Amir Abdulahjan, në një intervistë për agjencinë e lajmeve IRNA, tha se zyrat e mbrojtjes së interesave të dy vendeve janë aktive në Teheran dhe Kajro dhe në krye të këtyre zyrave është një person në nivel ambasadori nga të dyja palët, prandaj ekziston një kanal zyrtar për kontakt dhe komunikim direkt ndërmjet Iranit dhe Egjiptit.

Amir Abdulahjan sqaroi se natyrisht, disa vende kanë bërë përpjekje për të inkurajuar Egjiptin dhe Republikën Islamike të Iranit për të përmirësuar marrëdhëniet mes dy vendeve.

Shefi i shërbimit diplomatik të Iranit gjithashtu në lidhje me rifillimin e marrëdhënieve midis Teheranit dhe Riadit, tha: "Ministria e Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite e prezantoi ambasadorin e ri në Teheran të martën e javës së kaluar dhe Irani së shpejti do ta prezantojë ambasadorin e ri në Riad".

Amir Abdulahjan me këtë rast foli edhe në lidhje me riinstalimin e kamerave të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike në objektet bërthamore të Iranit dhe tha: "Një gjë e mirë ka ndodhur, dhe ajo është se Irani gjithmonë e ka kritikuar Rafael Grossin për arsye se në vend të bashkëpunimit me Iranin për çështje teknike dhe profesionale, ai merret më tepër me qëndrime politike të ANEA-së".

Duke theksuar se Teherani pret që ANEA të braktisë qasjen e saj politike, ministri i jashtëm i Iranit tha: "Sa më shumë që agjencia të largohet nga qasja politike dhe të shkojë drejt bashkëpunimit teknik, aq më shumë do të hapet rruga për më shumë marrëveshje mes të dy palëve".

Amir Abdulahjan gjithashtu tha se Irani vazhdon të marrë mesazhe nga amerikanët përmes ndërmjetësve dhe gjithashtu u dërgon mesazhe amerikanëve. Një nga detyrat e veçanta të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit është që të përpiqet të anulojë sanksionet dhe t'i bëjë ato joefektive dhe masat e caktuara janë ndërmarrë në këtë drejtim.