Eslami: ANEA nuk është përgjegjëse për negociatat
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i144086-eslami_anea_nuk_është_përgjegjëse_për_negociatat
Kryetari i Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit ka theksuar se Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike nuk është përgjegjëse për zhvillimin e negociatave.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 17, 2023 15:28 Europe/Tirane
  • Eslami: ANEA nuk është përgjegjëse për negociatat

Kryetari i Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit ka theksuar se Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike nuk është përgjegjëse për zhvillimin e negociatave.

Rafael Grossi, drejtori i ANEA-s, në një intervistë me kanalin televiziv CBC të Kanadasë ditë më parë kishte deklaruar: "Marrëveshja e Iranit dhe ANEA-s e nënshkruar në muajin mars të vitit 2023, ishte një hap në rrugën e duhur dhe është në interes të të gjitha palëve të marrëveshjes bërthamore në mënyrë që të vazhdojë procesi i bashkëpunimit konstruktiv me Iranin. Megjithatë, Mundësia për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore në një të ardhme të afërt, është shumë e dobët".

Muhamed Eslami, kryetari i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit, në lidhje me deklaratat e Rafael Grossi i cili kishte thënë se "duke shumë larg që në muajt e ardhshëm të përcaktohen situata e marrëveshjes bërthamore", ka theksuar: "ANEA nuk është përgjegjëse për negociatat bërthamore dhe kjo përgjegjësi është mbi supe të Grupit 5+1".

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Muhamed Eslami pas mbledhjes së Qeverisë së Iranit, deklaroi: "Marrëdhëniet e Iranit dhe ANEA-s janë vendosur në bazë të mbikëqyrjes së çështjeve të sigurisë dhe traktatit NPT dhe mbikëqyrjet po vazhdojnë dhe nuk është krijuar kurrfarë pengese në këtë proces".

Kryetari i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit hodhi  poshtë pretendimet e agjencisë së lajmeve "Bloomberg" për reduktimin e mbikëqyrjeve dhe në lidhje me vendosjen e negociatave, ka thënë: "Marrëdhëniet e Iranit dhe ANEA-s janë vendosur në bazë të deklaratës së Teheranit dhe janë duke vazhduar".