Raisi: Makran ka potenciale të larta për investime në fusha të ndryshme
(last modified Fri, 19 May 2023 15:51:35 GMT )
May 19, 2023 17:51 Europe/Tirane
  • Raisi: Makran ka potenciale të larta për investime në fusha të ndryshme

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se brigjet rajoni bregdetar Makran ka potenciale shumë të larta për investime në fusha të ndryshme detare, turistike, të naftës, gazit dhe petrokimisë.

Zyra për informim e Presidencës së Iranit njoftoi se Sejed Ebrahim Raisi, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, gjatë një takimi me aktivistët ekonomik dhe shoqëror vlerësoi zhvillimin dhe progresin që është bërë në rajonin Makran dhe deklaroi: "Këto veprime të cilat janë ndërmarrë në përputhje me planin e saktë shkencor dhe inxhinierik dhe në bazë të studimeve parimore, gjë që tregon vullnetin e vendosur të të gjitha sektorëve për zhvillimin e shtetit".

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit shtoi: "Gjatë takimeve që kemi zhvilluar me funksionarë të huaj gjatë samitit të Shanghait në Samarkand dhe në takimin që kemi zhvilluar me kryeministrin e Pakistanit, ndër temat më të rëndësishme të bisedimeve ka qenë zhvillimi i rajonit Makran, gjë që tregon potencialet ekzistuese në këtë rajon. Në disa sektorë puna ka përparuar në nivel të mirë dhe bankat kanë bërë investime të mira, mirëpo në disa fusha pavarësisht përkushtimit të treguar, akoma nuk janë realizuar projektet e përcaktuara".

Tags