May 19, 2023 18:10 Europe/Tirane
  • Irani: Nuk janë të pranueshme pretekstet e Afganistanit në çështjen e ujit

Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit ka deklaruar se moszbatimi i marrëveshjes së vitit 1972 Hirmand mes Iranit dhe Afganistanit në lidhje me shfrytëzimin e ujit të lumit Hirmand nga ana e qeverisë së përkohshme të talibanëve dhe lëshimi i deklaratave politike pa veprim praktik, në asnjë mënyrë nuk është e pranueshme.

Në bazë të marrëveshjes së Hirmand e cila është nënshkruar në vitin 1972 nga autoritetet e Iranit dhe Afganistanit në atë kohë, është përcaktuar dhe garantuar pjesa e Iranit në shfrytëzimin e ujit të lumit Hirmand.

Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit ditën e premte e cilësoi të mangët dhe të padrejtë deklaratën e lëshuar nga ana e qeverisë së përkohshme talebane në lidhje me të drejtën e shfrytëzimit të ujit të lumit Hirmand dhe duke e hedhur poshtë atë, deklaroi: "Marrëveshja e nënshkruar mes Iranit dhe Afganistanit në lidhje me shfrytëzimin e ujit të lumit Hirmand është e qartë dhe pa kurrfarë dileme e cila përcakton të drejtën e palës iraniane për shfrytëzimin e ujit të lumit Hirmand".

Në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit thuhet: "Marrëveshja e nënshkruar mes Iranit dhe Afganistanit në lidhje me shfrytëzimin e ujit të lumit Hirmand në mënyrë të qartë dhe pa kurrfarë dileme përcakton dhe garanton të drejtën e palës iraniane në lumin Hirmand dhe kjo e drejtë është e ligjshme, ndërsa Afganistani është e zotuar për respektimin e kësaj marrëveshje. Autoritetet qeverisëse të Afganistanit gjatë një viti e gjysmë, edhe pse kanë theksuar se i përmbahen zotimeve të mëparshme sipas marrëveshjes, por në veprim nuk kanë zbatuar këtë marrëveshje dhe nuk kanë bashkëpunuar në rrugën e realizimit të të drejtave të Iranit për shfrytëzimin e ujit të lumit Hirmand".

Tags