Alireza Enajati u bë ambasador i Iranit në Arabinë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i144360-alireza_enajati_u_bë_ambasador_i_iranit_në_arabinë_saudite
“Alireza Enajati”, ndihmësministri dhe drejtor i përgjithshëm i Gjirit Persik të Ministrisë së Punëve të Jashtme, po shkon në Arabinë Saudite si ambasadori i ri i Republikës Islamike të Iranit në Riad.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 23, 2023 07:51 Europe/Tirane
  • Alireza Enajati u bë ambasador i Iranit në Arabinë Saudite

“Alireza Enajati”, ndihmësministri dhe drejtor i përgjithshëm i Gjirit Persik të Ministrisë së Punëve të Jashtme, po shkon në Arabinë Saudite si ambasadori i ri i Republikës Islamike të Iranit në Riad.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, ai do të jetë ambasadori i ri i Iranit në Arabinë Saudite pas rifillimit të marrëdhënieve diplomatike midis Iranit dhe Arabisë Saudite. Pas marrëveshjes së 10 marsit 2023 në Pekin ndërmjet Iranit dhe Arabisë Saudite për rifillimin e marrëdhënieve diplomatike brenda maksimumit dy muajsh, u vendos që ministrat e jashtëm të dy vendeve të takoheshin dhe të përgatiteshin për rihapjen e ambasadave dhe konsullatave të dy vende. Kështu ministrat e jashtëm, pas tre raundesh bisedash telefonike, mëngjesin e së enjtes, 6 prill, u takuan zyrtarisht pas rreth 7 vitesh ndërprerjeje të marrëdhënieve dhe nënshkruan një deklaratë të përbashkët dhe theksuan gatishmërinë e tyre për të hequr pengesat ndaj zgjerimin e bashkëpunimit.  Më pas delegacionet teknike të dy vendeve kanë udhëtuar drejt kryeqyteteve për të kontrolluar procesin e rihapjes së ambasadave përkatëse. Enajati ka qenë më parë ambasador i Iranit në Kuvajt.