Irani dhe Indonezia bien dakord të eliminojnë dollarin në tregti
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i144404-irani_dhe_indonezia_bien_dakord_të_eliminojnë_dollarin_në_tregti
Të martën, presidenti iranian Ebrahim Raisi u takua dhe diskutoi me presidentin indonezian Joko Ëidodo në kryeqytetin Xhakarta.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 24, 2023 08:31 Europe/Tirane
  • Irani dhe Indonezia bien dakord të eliminojnë dollarin në tregti

Të martën, presidenti iranian Ebrahim Raisi u takua dhe diskutoi me presidentin indonezian Joko Ëidodo në kryeqytetin Xhakarta.

Sipas Sputnik, gjatë vizitës zyrtare të Ebrahim Raisi në Xhakarta, presidentët e dy vendeve ranë dakord të braktisin përdorimin e dollarit amerikan në tregti dhe të kalojnë në monedhat kombëtare në transaksionet tregtare mes tyre. Në këtë takim, presidenti Raisi e quajti prioritet të politikës së jashtme të Republikës Islamike të Iranit bashkëpunimin dhe komunikimin me vendet fqinje dhe ato myslimane dhe theksoi: Zgjerimi i marrëdhënieve me Indonezinë si një nga vendet e rëndësishme dhe efektive në Azi dhe në botë, që është anëtar i organizatave të rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare, është shumë e rëndësishme për Iranin. Duke iu referuar objektivit të vendosur për të çuar vëllimin e tregtisë mes dy vendeve në 20 miliardë dollarë, presidenti shtoi: Sigurisht që të dy vendet kanë vendosur për të kryer tregtinë e tyre me monedhat kombëtare. Gjithashtu, u nënshkruan 11 memorandume mirëkuptimi midis Iranit dhe Indonezisë, një marrëveshje që përfshin tregtinë preferenciale, anulimin e vizave, shkëmbimin kulturor, bashkëpunimin në fushën e monitorimit të prodhimit të barnave, bashkëpunimin në shkencë, teknologji dhe inovacion, si dhe një memorandum bashkëpunimi në fushën e naftës dhe gazit.