Raisi: Ekonomitë e Teheranit dhe Xhakartës plotësojnë njëra-tjetrën
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ekonomitë e Teheranit dhe Xhakartës i vlerësoi si plotësuese të njëra-tjetrës dhe tha: Udhëtimi në vendin më të populluar mysliman në botë, i cili ka një pozicion të veçantë dhe të privilegjuar në rajon si dhe në OKB, kishte dimensione të ndryshme.
Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, "Ebrahim Raisi" të mërkurën pas kthimit nga një udhëtim dy-ditor në Indonezi në sallën e aeroportit Mehrabad tha: Marrëdhëniet e Iranit me vende të ndryshme bazohen në interesat rajonale dhe politikën e fqinjësisë. Presidenti politikën e Iranit e konsideroi si konvergjencë ekonomike dhe multilateralizëm, bashkëpunim gjithëpërfshirës dhe të balancuar me fuqitë aziatike në zhvillim si Kina, India dhe Indonezia. Presidenti vazhdoi: Politika jonë në Azi është gjithëpërfshirëse dhe ne synojmë të bashkëpunojmë me polet ekonomike në zhvillim në Azi; si me Kinën dhe Rusinë, ashtu edhe me Indinë dhe Indonezinë; Ekonomia jonë dhe Indoneziane janë plotësuese dhe gjatë këtij udhëtimi kemi mundur të nënshkruajmë 11 dokumente bashkëpunimi mes dy vendeve në fushën ekonomike, tregtare, kulturore dhe energjetike. Ai deklaroi: Me iniciativën e ekspertëve iranianë u bënë negociata për përdorimin e pajisjes së kirurgjisë robotike dhe 12 spitale në Indonezi do të pajisen me këtë pajisje që është rezultat i një pune të bazuar në njohuri dhe risi të reja. Ebrahim Raisi, i cili të hënën kishte udhëtuar në Indonezi për një vizitë zyrtare dy-ditore, të mërkurën në mbrëmje u kthye në Teheran.