May 27, 2023 16:34 Europe/Tirane
  • Përfundojnë përleshjet e armatosura mes forcave kufitare të Iranit dhe talebanëve

Burimet e informuara kanë njoftuar për përfundimin e përleshjeve të armatosura mes forcave kufitare të Republikës Islamike të Iranit dhe talebanëve.

Përleshjet e armatosura të sotshme në kufi të Iranit dhe Afganistanit kanë përfunduar dhe autoritetet kufitare të Iranit dhe Afganistanit aktualisht janë duke zhvilluar një takim për të shqyrtuar shkaqet e krijimit të këtyre përleshjeve.

Sot janë krijuar disa tensione mes forcave kufitare të Republikës Islamike të Iranit dhe talebanëve rreth bazës së forcave kufitare Sasuli, tensione që kanë rezultuar edhe në shkëmbimin e zjarrit.

Agjencia e lajmeve Tasnim njoftoi se në këto përleshje janë përdorur armët e lehta dhe gjysmë të lehta si dhe artileria, por janë përgënjeshtruar lajmet se forcat iraniane kanë përdorur raketa në këtë përleshje.

Sipas këtij raporti, gjithashtu janë përgënjeshtruar lajmet se forcat iraniane kanë goditur aeroportin Zaranxh në Afganistan dhe përleshjet e armatosura janë zhvilluar vetëm rreth fshatrave Sasuli, Hatam dhe Makaki.

Pas fillimit të këtyre përleshjeve, janë zhvilluar kontakte urgjente mes ambasadës së Iranit në Afganistan dhe ministrisë së mbrojtjes së qeverisë së talebanëve.

Në bazë të kësaj, këto përleshje kanë përfunduar disa orë më parë dhe të dy palët janë duke shqyrtuar shkaqet dhe arsyet e këtyre përleshjeve.

Tags