Irani, kampion i mundjes së lirë në Kupën " Pahlevan Takhti "
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i144540-irani_kampion_i_mundjes_së_lirë_në_kupën_pahlevan_takhti
Gara e 43-të ndërkombëtare e mundjes së lirë e Kupës "Pahlavan Takhti" u zhvillua me pjesëmarrjen e sportistëve nga Iraku, Afganistani dhe Irani në sallën "Ghadir" në Urmije, qendër e provincës së Azerbajxhanit Perëndimor.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 27, 2023 13:36 Europe/Tirane
  • Irani, kampion i mundjes së lirë në Kupën

Gara e 43-të ndërkombëtare e mundjes së lirë e Kupës "Pahlavan Takhti" u zhvillua me pjesëmarrjen e sportistëve nga Iraku, Afganistani dhe Irani në sallën "Ghadir" në Urmije, qendër e provincës së Azerbajxhanit Perëndimor.

Agjencia e lajmeve Iran Press njoftoi se gara e 43-të ndërkombëtare e mundjes në stilin e lirë të Kupës "Pahlavan Takhti" u zhvillua për dy ditë (25 dhe 26 maj 2023) dhe Irani u shpall kampion me 230 pikë.

Azerbajxhani Perëndimor (Kombëtarja e të rinjve të Iranit) fitoi 139 pikë, ekipi i Irakut dhe Afganistanit me nga 10 pikë secila u radhitën në pozitat e tjera në garën e 43-të të mundjes së lirë të Kupës "Pahlavan Takhti" në Urumije.