Taftian kampion në turin kontinental të vrapit në Francë
Vrapuesi i kombëtares iraniane fitoi medaljen e artë në turneun kontinental të vrapit në Francë.
Vrapuesi iranian Hassan Taftian u rendit i pari në garën 100 metra gjatë turneut kontinental të Francës.
Taftian, rekordmeni i 100 metrave në fushën e atletikës në Iran dhe fituesi i medaljeve të arta në garat 100 dhe 60 metra të Kampionatit Aziatik, i cili ndodhet jashtë vendit me qëllim ngritjen e kampit të tij stërvitor, sot (e hënë) duke marrë pjesë në garën ndërkombëtare të atletikës së turneut kontinental në Francë, arriti të zërë vendin e parë në garën e 100 metrave të këtyre garave dhe të fitojë titullin kampion.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se vrapuesi më i shpejtë i Iranit arriti të regjistrojë kohën 10.14 sekonda në raundin paraprak të këtij kompeticioni dhe doli në finale. Në fazën finale të këtij kompeticioni, Taftiani u rendit i pari me kohën 10.12 sekonda dhe fitoi titullin kampion. Taftian fitoi titullin në garën e tij të mëparshme gjatë kampit stërvitor edhe në Xhamajka.