Irani dhe ANEA zgjidhin dy çështje të rëndësishme në procesin e bisedimeve
Një burim i informuar ka thënë për agjencinë e lajmeve Iran Press se sipas negociatave teknike midis Iranit dhe Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, janë zgjidhur dy raste mosmarrëveshjesh.
Sipas agjencisë së lajmeve Iran Press, një burim i informuar ka thënë se rasti i një prej tre vendndodhjeve të pretenduara nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike është zgjidhur, dhe sipas negociatave teknike midis Iranit dhe ANEA, numri i rasteve të mbetura është reduktuar në dy çështje. Sipas këtij burimi të informuar, rasti i njohur si Abadeh (Marivan) është mbyllur.
Gjithashtu, pretendimi tjetër i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike në lidhje me grimcat e uraniumit të pasuruar me 83.7% është përfunduar në negociatat teknike ndërmjet Iranit dhe ANEA-së dhe është zgjidhur me shpjegimet teknike që ka dhënë Irani.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike kishte pretenduar më parë se kishte gjetur grimca të uraniumit të pasuruar deri në 83.7% në Iran.
Ky burim i informuar gjithashtu ka thënë se Irani ka pranuar gjithashtu të vendosë një numër kamerash në objektet bërthamore në Esfahan. Pothuajse një e treta e kamerave janë të instaluara jashtë linje dhe nuk transmetohet asnjë informacion.
Një nga arsyet më të rëndësishme të atmosferës pozitive mes Iranit dhe Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike është vizita e Rafael Grossit në mars 2023 në Teheran dhe takimi dhe negociatat e tij me zyrtarë të lartë iranianë, veçanërisht takimi i tij me presidentin e Republikës Islamike të Iranit.
Në këtë takim, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, Sejed Ibrahim Raisi theksoi: “Irani ka pasur nivelin më të lartë të bashkëpunimit me ANEA-në bazuar në mirëbesim dhe besnikëri ndaj marrëveshjes, dhe ANEA nëse ka një qëndrim tërësisht profesional dhe i shmanget ndikimit nga fuqitë hegjemoniste, ky bashkëpunim mund të vazhdojë dhe të zhvillohet normalisht”.