May 31, 2023 16:00 Europe/Tirane
  • Vahidi: Kufiri Iran-Afganistan është i qetë

Ministri i brendshëm i Iranit theksoi: "Me negociatat e zhvilluara me autoritetet talebane, kufiri Iran-Afganistan aktualisht është i qetë dhe i hapur pa asnjë problem".

Agjencia e lajmeve Iran Press njoftoi se ministri i brendshëm i Iranit, Ahmad Vahidi, të mërkurën, pas mbledhjes së Qeverisë së Iranit, deklaroi: "Tani situata në kufijtë e Iranit dhe Afganistanit është e qetë dhe komunikacioni po zhvillohet në mënyrë normale".

Ministri i brendshëm i Iranit deklaroi: "Me ndërmarrjen e veprimeve serioze dhe me maturinë e autoriteteve të Republikës Islamike të Iranit dhe me ndërveprimin në kohë të autoriteteve talebane, çështja e tensionit dhe trazirave në kufirin e dy vendeve u zgjidh dhe tani ne nuk keni asnjë problem në kufi".

Përleshjet midis forcave të rojes kufitare të Republikës Islamike të Iranit dhe forcave talebane të Afganistanit u zhvilluan të shtunën në kufirin e provincës Sistan-Baluchistan të Iranit dhe provincës Nimruz të Afganistanit, dhe në zona të tilla si fshatrat Sasoli, Hatem dhe Makki.

Tags