Amir Abdollahian: Ne po ndjekim seriozisht rrugën e neutralizimit të sanksioneve
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i144796-amir_abdollahian_ne_po_ndjekim_seriozisht_rrugën_e_neutralizimit_të_sanksioneve
Ministri i Jashtëm i Iranit në mbledhjen e zyrtarëve të ambasadave iraniane jashtë vendit tha:  Së bashku me hapjen e rrugës diplomatike për heqjen e sanksioneve shtypëse, ne do të ndjekim seriozisht rrugën e neutralizimit të sanksioneve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 01, 2023 04:49 Europe/Tirane
  • Amir Abdollahian: Ne po ndjekim seriozisht rrugën e neutralizimit të sanksioneve

Ministri i Jashtëm i Iranit në mbledhjen e zyrtarëve të ambasadave iraniane jashtë vendit tha:  Së bashku me hapjen e rrugës diplomatike për heqjen e sanksioneve shtypëse, ne do të ndjekim seriozisht rrugën e neutralizimit të sanksioneve.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, kreu i shërbimit diplomatik të Iranit shpjegoi direktivat e politikës së jashtme të vendit të bazuar në potencal, fuqi dhe përshtatshmëri dhe duke përmendur parimet e paraqitura nga lideri suprem në takimin e fundit të tij me ambasadorëve dhe zyrtarët e ambasadave, theksoi rolin e rëndësishëm të përfaqësuesve të Republikës Islamike të Iranit dhe domosdoshmërinë që të gjithë ata t'i kushtojnë vëmendje përmirësimit sasior dhe cilësor të marrëdhënieve dypalëshe dhe shumëpalëshe të Iranit me vendet e tjera. Amir Abdollahian iu referua deklaratave të presidentit në takimin me ambasadorët dhe drejtuesit e ambasadave dhe shtoi: Deklaratat e tij në këtë takim dhe çështjet e ngritura tregojnë rëndësinë e pozitës dhe përgjegjësive të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe vëmendjen personale të Presidentit për çështjen e politikës së jashtme dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Ministri i Jashtëm çështjen e iranianëve jashtë vendit e quajti si një prioritet të lartë në përgjegjësitë dhe detyrat e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Ai duke rekomanduar fuqishëm që ambasadorët dhe drejtuesit e përfaqësive të vendit t'i kushtojnë më shumë vëmendje kësaj çështjeje, bëri thirrje për rritjen e aftësive teknike të sistemeve të komunikimit të Ministrisë së Jashtme për të lehtësuar punët e bashkatdhetarëve iranianë jashtë vendit. Duke iu referuar çështjes së sanksioneve, ministri i Jashtëm i Iranit gjithashtu theksoi se, krahas hapjes së rrugës diplomatike për heqjen e sanksioneve shtypëse, Ministria e Jashtme do të vazhdojë të ndjekë seriozisht rrugën e neutralizimit të sanksioneve.