Amir Abdulahjan mbërriti në Cape Town
Husejn Amir Abdulahjan, ministri i punëve të jashtme i Republikës Islamike të Iranit, i cili ka udhëtuar në Afrikën e Jugut për të marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të BRICS, mbërriti sot (e enjte) në aeroportin e Cape Town.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se takimi i ministrave të jashtëm të BRICS do të mbahet në Cape Town të Afrikës së Jugut nga 1 qershori dhe ministri i jashtëm i Afrikës së Jugut ka ftuar Husejn Amir Abdulahjan, ministrin e jashtëm të Iranit, të marrë pjesë në këtë takim.
Grupi BRICS përbëhet nga vendet ekonomike në zhvillim e sipër të botës, Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut, të cilat përbëjnë rreth gjysmën e popullsisë së botës. Ato mbulojnë 30% të sipërfaqes botërore dhe një e katërta e investimeve të bëra në botë janë tërhequr në këto vende.
Takimi i ministrave të jashtëm të BRICS, i cili do të mbahet në Cape Town të Afrikës së Jugut, është një mundësi e mirë për të përshkruar vizionin dhe planet e Iranit për anëtarësimin në këtë bashkim ekonomik, si dhe për t'u konsultuar me anëtarët për të lehtësuar anëtarësimin e Republikës Islamike të Iranit në këtë organizatë.