Irani vazhdon politikat e stabilizimit ekonomik pavarësisht sanksioneve të SHBA
(last modified Fri, 02 Jun 2023 16:34:32 GMT )
Qershor 02, 2023 18:34 Europe/Tirane
  • Irani vazhdon politikat e stabilizimit ekonomik pavarësisht sanksioneve të SHBA

Guvernatori i Bankës Qendrore të Iranit theksoi rritjen e bashkëpunimeve me këtë institucion financiar ndërkombëtar (FMN) në përputhje me interesat kombëtare, veçanërisht në kushtet e sanksioneve të paligjshme të SHBA-së dhe deklaroi: "Planet për të reformuar politikat e stabilizimit ekonomik do të vazhdojnë me synim të dukshëm të uljes së inflacionit".

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamedreza Farzin, guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës Islamike të Iranit, të premten, në takim me Kristalina Georgieva, drejtuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar në Uashington, theksoi rritjen e bashkëpunimeve me këtë institucion financiar ndërkombëtar duke respektuar interesat kombëtare, veçanërisht nën rrethanat e sanksioneve të paligjshme amerikane.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Iranit duke vënë në dukje kërkesës për financim të shpejtë e cila ishte paraqitur nga Irani gjatë epokës së Koronës pranë FMN, deklaroi: "Pavarësisht mospranimit të kësaj kërkese të Iranit nga Fondi Monetar Ndërkombëtar në kohën kur kërkesa të tilla të rëndësishme të vendeve të tjera ishin pranuar nga FMN, Irani ka arritur ta përballojë mirë këtë krizë të pandemisë Korona dhe të kryente vaksinimin e përgjithshëm në Iran në të njëjtën kohë me ndërveprime të jashtme dhe duke u mbështetur në prodhimin e vaksinave brenda në vend".

Duke theksuar objektivat e Fondit Monetar Ndërkombëtar, duke përfshirë rritjen e nivelit të bashkëpunimit financiar, ndihmën për rritjen ekonomike dhe krijimin e lehtësive financiare për vendet që dëshirojnë të rregullojnë bilancin e tyre të pagesave, z. Farzin theksoi rritjen e ndërveprimeve me këtë institucion financiar ndërkombëtar duke respektuar interesat kombëtare, veçanërisht në kushtet e sanksioneve të paligjshme perëndimore.

Kristalina Georgieva, kryetarja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, falënderoi Iranin vlerësoi pozitivisht përpjekjet e Republikës Islamike të Iranit në mbështetje të programeve të FMN-së, dhe theksoi: "Ky takim është rifillimi i bashkëpunimeve të Bankës Qendrore të Iranit me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe mund të japë një imazh pozitiv të ekonomisë së Iranit".

Tags