Idetë e Imam Khomejnit (ra), shembull për qeverisjen islame
Idetë e Imam Khomejnit (ra), themeluesit të Republikës Islamike të Iranit, kanë kontribuar në themelimin e lëvizjes së zgjimit islam si një fillim për t'i dhënë identitet qeverisjes islame në botë dhe pikëpamjet e tij fetare kanë prezantuar një metodë të re të qeverisjes shtetërore.
Nesër është 14 khordad 1402 të kalendarit iranian që përkon me 4 qershor 2023, që shënon përvjetorin e vdekjes së Imam Khomejnit (ra), themeluesit të Republikës Islamike të Iranit.
34 vite më parë, Ruhulla Musavi Khomejni (ra), lideri i Revolucionit Islamik të Iranit, vdiq në moshën 78 vjeçare, pasi kishte zhvilluar një jetë me plotë përpjekje dhe punë të palodhshme. Tani pasi kanë kaluar më shumë se tre dekada nga vdekja e Imam Khomejni (ra), idetë e themeluesit të Republikës Islamike të Iranit, ishin fillim i një lëvizje për të krijuar identitet në botë dhe idetë dhe pikëpamjet e tij fetare prezantuan një metodë të re të qeverisjes shtetërore. Në këtë kuadër dhe në prag të përvjetorit të vdekjes së Imam Khomejnit (ra), qytetarët e rajoneve të ndryshme të Iranit dhe të disa rajoneve të tjera të botës organizojnë programe speciale për të prezantuar idetë dhe mendimet e Imam Khomejnit (ra) si dhe për të përkujtuar këtë personalitet të dalluar të botës islame.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se në Karaçi të Pakistanit u zhvillua një takim për të analizuar dimensionet e personalitetit të Imam Khomejnit (ra) dhe folësit në këtë takim kanë theksuar se rilecimi i ideve dhe mendimeve të Imam Khomejnit (ra) është nevojë aktuale e shoqërive myslimane.
Hasan Nurian, kryekonsulli i Republikës Islamike të Iranit në Karaçi, në një mesazh dërguar në këtë takim, duke shpjeguar dimensionet e personalitetit të Imam Khomejnit (ra) vuri në dukje faktin se Imam Khomejni (ra) besonte se asnjë superfuqi dhe asnjë shtet i huaj nuk duhet të ketë hegjemoni dhe dominim mbi një vend dhe shtet islamik, ndërsa deklaroi: "Pavarësia, liria dhe Republika Islamike u shndërruan në ideale dhe slogan kryesor të popullit të Iranit dhe ky popull duke ndjekur udhëzimet e themeluesit të Revolucionit Islamik, ka bërë shumë sakrificë dhe flijim për të realizuar këto tre qëllime të shenjta në të gjitha fushat".
Hoxhetul-Islam Sejed Shahenshah Husejn Taghavi, dijetar i dalluar shiit në Pakistan, në këtë takim, deklaroi: "Imam Khomejni (ra) ishte pasqyrim i një personaliteti politik të Islamit dhe realizimi i qeverisjes islame, ndërsa republikanizmi dhe sistemi qeverisës i drejtësisë ishin rezultat i të menduarit dhe personalitetit të tij".
Gjithashtu Ghazi Nurani, nga partia "Shoqata e Dijetarëve Myslimanë të Pakistanit", në këtë takim deklaroi: "Revolucioni Islamik i udhëhequr nga Imam Khomejni (ra) u shndërrua në një shembull dhe model për njerëzit e lirë dhe liridashës në botë. Imam Khomejni (ra) me idetë e tij të larta fetare, me personalitetin e tij gjithëpërfshirës dhe me përpjekjet e tij të sinqerta, në realitet ka ndryshuar rrugën e historisë".
Në Kabul të Afganistanit gjithashtu u zhvilluar një simpozium shkencor për të shqyrtuar dhe analizuar idetë e Imam Khomejnit (ra) në fushën e afrimit të shkollave islame me pjesëmarrjen e rreth 400 personave nga dijetarë, mendimtar dhe figura kulturore të Afganistanit.
Agjencia e lajmeve Iran Press njoftoi se Hoxhetul-Islam Falah Nezhad, përfaqësuesi i zyrës së liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit në Afganistan, në këtë simpozium deklaroi: "Imam Khomejni (ra) përkrah lirisë, në programin e veprimtarisë së tij ka përfshirë edhe konceptet si racionalitetin, ekuilibrin dhe moralin, spiritualitetin dhe devotshmërinë së bashku me vëllazërinë dhe barazinë".
Abdulkerim Kamali, profesor universiteti dhe hulumtues i historisë së Afganistanit, gjatë marxhinave të kësaj konference shkencore, deklaroi: "Imam Khomejnin (ra) ishte një politikan nga idetë e të cilit janë ndikuar shumë teoricienë të Lindjes dhe Perëndimit".