Përvjetori i ndërrimit jetë të Imamit dhe ndikimi i tij
(last modified Sat, 03 Jun 2023 18:07:43 GMT )
Qershor 03, 2023 20:07 Europe/Tirane
  • Përvjetori i ndërrimit jetë të Imamit dhe ndikimi i tij

Jemi në përvjetorin e vdekjes së Imam Khomeinit (RA), themeluesit të Revolucionit Islamik dhe Republikës Islamike në Iran.

Përvjetori i ndërrimit jetë të Imamit është përkujtues i shumë çështjeve që lidhen me personalitetin dhe mendimet politike, ekonomike e shoqërore të Imamit të madh. Një nga dimensionet e jetës së Imam Khomeinit, i cili ka ende ndikim global, është ndikimi i fjalëve dhe mendimeve të tij, gjë e cila ende diskutohet në shumë dimensione në qarqe të ndryshme nëpër botë dhe është objekt i vëmendjes dhe analizave të shumta. Megjithëse Imam Khomeini (Allahu qoftë i kënaqur me të) ishte një udhëheqës musliman dhe një autoritet i lartë fetar, idetë dhe mendimet e tij janë përhapur edhe tek jomuslimanët dhe e gjithë bota ka respekt të veçantë për Imam Khomeinin dhe idetë e tij në krijimin e një revolucioni në botën unipolare .të shekullit të 20-të. Një nga rajonet që u ndikua fuqishëm nga mendimet dhe opinionet e Imam Khomeinit është gadishulli Indian.  Ky rajon, duke përfshirë vende si Pakistani, India dhe Bangladeshi, ka grupe islame me pikëpamje dhe ide të ndryshme, por pikëpamjet dhe mendimet e imamit krijuan një revolucion në rrymat intelektuale dhe lëvizjet islame të këtij rajoni. Abbas Fajaz, njohës i çështjeve politike, për këtë thotë: “Mendimet dhe idetë e imamit dikur shkëlqenin si një yll i ndritshëm në qiellin politik dhe mendimet intelektuale në gadishullin indian, kur shumë shkolla intelektuale dhe lëvizje islame nuk ishin në gjendje të paraqisnin rrugët dhe aspiratat e liri-kërkuesve. Ata ishin islamikë dhe në një mjedis të tillë mendimet dhe idetë e Imam Khomeinit i dhanë një jetë të re lëvizjeve dhe grupeve islame të cilave u dha drejtimin e duhur. Revolucioni islamik në Iran arriti fitoren me mendimet e imamit. Në atë moment në vitet 70, shumë qarqe islamike në botë nuk kishin shpresë për suksesin e tij, sepse nuk e dinin korrektësinë e mendimeve dhe ideve të Imamit dhe lëvizjes së tij revolucionare. Ata nuk besonin në suksesin e tij, por Imami (r.a.) duke u mbështetur në mësimet e Islamit të pastër Muhamedan dhe duke paraqitur ide që, duke mobilizuar masat popullore i imponuan një disfatë të rëndë arrogancës globale, tregoi se mendimi i drejtë në islam krijoi një revolucion të madh në vendet islame bazuar në premtimet e Zotit për fitore. Ali Khazaei, njohës i çështjeve politike, në lidhje me këtë thotë: “Revolucioni Islamik në Iran nën udhëheqjen e Imam Khomeinit (RA) arriti fitoren në një kohë kur shumë çështje në botën islame ishin pezull, më e rëndësishmja prej të cilave ishte pushtimi i tokave islame nga regjimi sionist.  Me frymën dhe vetëbesimin që lëvizjet islamike morën nga mendimet dhe idetë e imamit përballë regjimit sionist, bota pa që procesi i zhvillimeve në Palestinën e pushtuar dhe Libanin mori një formë të re dhe pas kësaj, roli dhe ndikimi i rëndësishëm i Imamit luajti një rol në neutralizimin e komplotit të arrogancës globale për ndarjen e vendeve islame. Përveç kësaj, mendimet dhe idetë e Imam Khomeinit (RA) ishin aq efektive në gadishull, saqë në këtë rajon, veçanërisht në Pakistan, u krijuan shumë rryma terroriste me mendime dhe ide të devijuara dhe të dhunshme, të cilët u munduan të krijojnë një të ashtuquajtur barrierë për të kundërshtuar përhapjen e ideve dhe mendimeve të Hazretit Imam, por procesi i zhvillimeve shkoi në atë mënyrë që jo vetëm mendimet dhe idetë e Hazreti Imamit në çështje të ndryshme juridike, revolucionare, politike, ekonomike dhe sociale janë ende të gjalla dhe të dukshme pas dyzet e dy vitesh, por edhe shumë grupe të frymëzuar nga rruga e Imam Khomeinit (r.a.), Islamin e zgjodhën si rrugën e vet dhe ecën përpara me vendosmëri, sepse suksesi dhe fitorja e rrugës së Imamit dhe vijës dhe rrugës së tij janë vërtetuar në praktikë dhe për këtë arsye janë të shumtë ata që vazhdojnë të ndjekin rrugën e tij me forcë dhe vendosmëri.