Imam Khomeini (RA) për Iranin hartoi strategjinë dhe politikën rajonale dhe ndërkombëtare.
(last modified Sun, 04 Jun 2023 05:59:42 GMT )
Qershor 04, 2023 07:59 Europe/Tirane
  • Imam Khomeini (RA) për Iranin hartoi strategjinë dhe politikën rajonale dhe ndërkombëtare.

Një ekspert i çështjeve rajonale theksoi: Konvergjenca dhe pajtueshmëria ishte një çështje që Imami (r.a.) e theksoi në raport me fqinjët dhe vendet muslimane të rajonit për të shmangur shantazhimin e Amerikës dhe vendeve perëndimore dhe [ër vendosjen e një marrëdhënieje të qëndrueshme me ta duke ruajtur unitetin.

Në një intervistë për ISNA, Hassan Hanizadeh për ndikimin e pikëpamjeve dhe planeve të Imam Khomeinit në fushën e politikës së jashtme në arenën rajonale dhe ndërkombëtare tha:  Në fakt, Imami kishte një pamje të saktë dhe inteligjente të ngjarjeve të rajonit dhe botës. Ai paraprakisht gjithmonë i parashikonte dhe monitoronte ngjarjet. Imami (r.a.) kishte një zgjidhje për çdo incident dhe ngjarje që ndodhi gjatë jetës së tij. Ai deklaroi: Gjatë fushatave të imamit kundër regjimit të mëparshëm, ai paralajmëroi kundër ndikimit dhe hegjemonisë së Amerikës dhe regjimit sionist në rajon dhe vazhdimisht theksoi se regjimi sionist është një kërcënim serioz për unitetin e botës islame, prandaj imami gjithmonë u bënte thirrje myslimanëve që të ruajnë unitetin dhe integrimin. Ky ekspert i çështjeve rajonale gjithashtu tha: Prandaj, për situatën e krijuar, Imami (RA) hartoi një strategji dhe politikë rajonale dhe ndërkombëtare për Republikën Islamike të Iranit, e cila është nën komandën e aparatit diplomatik dhe institucioneve përkatëse. Hanizadeh vuri në dukje se: Një nga politikat e Imamit është të ndihmojë popullin palestinez për të çliruar Kodsin.  Ai e caktoi Ditën e Kodsit si simbol të luftës së kombeve islame kundër regjimit sionist. Kjo çështje konsiderohet si një çështje strategjike në politikën e jashtme të Republikës Islamike të Iranit. Ky ekspert për çështjet e Lindjes së Mesme më tej tha: Në katër dekadat e fundit, Irani ka qenë në gjendje ta kthejë çështjen palestineze nga një çështje e anashkaluar në një çështje aktuale dhe sot çështja palestineze konsiderohet një çështje globale. Ai vazhdoi: Konvergjenca dhe pajtimi ishte një çështje që Imami (r.a.) e theksoi në raport me fqinjët dhe vendet myslimane të rajonit, sepse në unitet mund të arrihet përballja me komplotet e Amerikës dhe vendeve perëndimore dhe mund të vendosen marrëdhënie të qëndrueshme me njëri-tjetrin. Duket se çështja e rëndësishme këtu është se brezi i ri, institucionet dhe organizatat përkatëse, duhet të analizojë mendimet dhe idetë e imamit dhe t'i kushtojnë vëmendje kësaj çështjeje.