Gjeneral Haxhizade: Raketa “Fattah” nuk mund të shkatërrohet me asnjë raketë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i145074-gjeneral_haxhizade_raketa_fattah_nuk_mund_të_shkatërrohet_me_asnjë_raketë
Komandanti i forcave ajrore-hapësinore të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit Deklaroi: "Raketa "Fatah" nuk mund të shkatërrohet nga asnjë raketë për shkak të lëvizjes së saj në drejtime dhe lartësi të ndryshme".
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Qershor 07, 2023 12:22 Europe/Tirane
  • Gjeneral Haxhizade: Raketa “Fattah” nuk mund të shkatërrohet me asnjë raketë

Komandanti i forcave ajrore-hapësinore të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit Deklaroi: "Raketa "Fatah" nuk mund të shkatërrohet nga asnjë raketë për shkak të lëvizjes së saj në drejtime dhe lartësi të ndryshme".

Agjencia e lajmeve Iran Press njoftoi se gjeneral brigade Amir Ali Haxhizade, komandanti i forcave ajrore-hapësinore të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit, në ceremoninë e prezantimit të raketës hipersonike "Fatah", tha: "Kjo raketë është unike në botë në atë mënyrë që me prezantimit të kësaj rakete, Irani u bë një nga katër vendet që ka zhvilluar këtë teknologji të sofistikuara. Për shkak të teknologjisë së sofistikuar të raketës "Fatah", nuk ekziston kurrfarë antirakete për të. Ekzistojnë raketa kundër armëve të tjera si kundër tankeve, anijeve, avionëve luftarakë etj., madje edhe raketa kundër raketave të tjera që janë prodhuar deri më tani".

Komandanti i forcave ajrore-hapësinore të Gardës së Revolucionit Islamik gjithashtu deklaroi se shpejtësia e raketës "Fatah" është 13 Mach dhe do të jetë e pamundur përballja me një raketë me një shpejtësi të tillë.

Gjeneral Haxhizade theksoi se rrezja e veprimit të kësaj rakete është përcaktuar të jetë 1400 km, e cila do të godasë me saktësi objektivin. Komandanti i forcave ajrore-hapësinore të IRGC-së tha: "Aktivitetet e kësaj force nuk do të përfundojnë me ndërtimin e kësaj rakete dhe ne do të vazhdojmë këtë rrugë në mënyrë që asnjë armik as të mos imagjinojë ndonjë sulm ndaj Iranit. Programi dhe aktivitetet raketore të Iranit janë mbështetur dhe miratuar nga komandanti suprem që në fillim dhe ne kur i paraqitëm atij raportin e ndërtimit të kësaj rakete, Ajatullah Khamenei e emëroi këtë raketë me emrin "Fatah"".