Shkencëtarja iraniane fitoi medaljen e artë të Akademisë Evropiane të Shpikësve
(last modified Mon, 12 Jun 2023 14:57:22 GMT )
Qershor 12, 2023 16:57 Europe/Tirane
  • Shkencëtarja iraniane fitoi medaljen e artë të Akademisë Evropiane të Shpikësve

Shkencëtarja iraniane Dr. Sudabe Davaran fitoi medaljen e artë të Akademisë Evropiane të Shpikësve.

Dr. Sudabe Davaran, e cila më parë mori medaljen shkencore të UNESCO-s në nanoteknologji si gruaja e parë në botë, tani ka fituar medaljen e artë të Akademisë Evropiane të Shpikësve në suksesin e saj të ri.

Sudabe Davaran, profesoreshë e Fakultetit të Farmacisë në Universitetin e Shkencave Mjekësore të Tabrizit në Iran, pati sukses me projektin kërkimor "Nanofibrat që përmbajnë barna antibiotike dhe ekstrakte bimore antimikrobiale për trajtimin e plagëve infektive rezistente ndaj antibiotikëve" në festivalin "Teknofest 2023", i cili u mbajt së fundmi në Stamboll të Turqisë dhe ajo arriti të fitojë medaljen e artë të Akademisë Evropiane të Shpikësve. Pozicionimi në mesin e 2% të shkencëtarëve më të mirë në botë për disa vite me radhë është një tjetër sukses i kësaj shkencëtareje dhe zonje punëtore tabriziane nga Irani.

Ky projekt u prezantua në Teknofest 2023 në Stamboll të Turqisë dhe mori medaljen e artë të Akademisë Evropiane të Shpikësve. Festivali i ajrit dhe hapësirës dhe teknologjisë “Teknofest” mbahet çdo vit me pjesëmarrjen e shumë organizatave, universiteteve dhe qendrave kërkimore që luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e teknologjisë dhe shpikjeve.

Këtë vit 2023, festivali i 7-të "Teknofest" Stamboll 2023 priti 32 pavione që përfaqësonin vende të ndryshme të botës në Aeroportin Atatürk.

Më shumë se 30 vende përfshirë Iranin, Gjermaninë, Francën, Spanjën, Korenë e Jugut, Rusinë, Kinën, Portugalinë dhe Rumaninë morën pjesë në këtë festival dhe shpikësit iranianë arritën rezultate të shkëlqyera në këtë festival.