Guvernatori i Përgjithshëm Bankës Qendrore të Iranit viziton Katarin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i145386-guvernatori_i_përgjithshëm_bankës_qendrore_të_iranit_viziton_katarin
Guvernatori i Përgjithshëm i Bankës Qendrore të Iranit me qëllim rritjen e bashkëpunimit monetar dhe bankar, vizitoi Katarin.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Qershor 14, 2023 11:35 Europe/Tirane
  • Guvernatori i Përgjithshëm Bankës Qendrore të Iranit viziton Katarin

Guvernatori i Përgjithshëm i Bankës Qendrore të Iranit me qëllim rritjen e bashkëpunimit monetar dhe bankar, vizitoi Katarin.

Sipas agjencisë së lajmeve Tasnim, Guvernatori i Përgjithshëm i Bankës Qendrore të Iranit, Mohammad Reza Farzin, në kuadër të diplomacisë rajonale të qeverisë dhe në kuadër të vazhdimit dhe forcimit të bashkëpunimit monetar, bankar dhe ekonomik me fqinjët, sot mbërriti në Doha, kryeqytetin e Katarit. Gjatë këtij udhëtimi, për avancimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe shumëpalëshe Farzin do të takohet dhe do të diskutojë me zyrtarë të bankave të Katarit. Që kur qeveria e 13-të e Iranit mori detyrën më 3 gusht 2021, ajo shpalli vendosjen e ekuilibrit në politikën e jashtme dhe si prioritet vendosi zgjerimin e bashkëpunimit me fqinjët dhe vendet e rajonit.