Presidenti i Iranit mbërrin në Kubë
(last modified Thu, 15 Jun 2023 07:34:23 GMT )
Qershor 15, 2023 09:34 Europe/Tirane
  • Presidenti i Iranit mbërrin në Kubë

Presidenti i Republikës së Iranit, Sejed Ebrahim Raisi, mëngjesin e së enjtes mbërriti në Havana.  Pas mbërritjes në aeroportin ndërkombëtar të këtij vendi ai u mirëprit nga autoritetet e Kubës.

Sipas IRNA, Ebrahim Raisi, i cili ka udhëtuar për në Havana me ftesë zyrtare të presidentit kuban Miguel Diaz-Canel, të mërkurën në mbrëmje mbërriti në aeroportin Jose Marti të Havanës ku u prit nga ministri i Jashtëm kuban.  Të hënën në mëngjes, presidenti i Iranit, në krye të një delegacioni politik dhe ekonomik, për të forcuar marrëdhëniet me vendet mike dhe të barabarta, u nis për në Venezuelë, Nikaragua dhe Kubë në Amerikën Latine. Karakasi ishte destinacioni i parë i presidentit në këtë udhëtim pesëditor. Në vizitën dyditore në këtë Venezuelë presidenti Raisi, krahas takimit me homologun e tij venezuelian, Nicolas Maduro, u takua edhe me kryetarin e Kuvendit dhe një grup kryetarësh të komisioneve të parlamentit kombëtar të këtij vendi. Ai gjithashtu mori pjesë në ekspozitën e shkencës dhe teknologjisë iraniane, si dhe inauguroi fillimin e linjës së prodhimit të dy kompanive të mëdha iraniane të automobilave. Presidenti iranian vizitën e tij në Venezuelë e përfundoi duke nënshkruar 26 dokumente bashkëpunimi dhe duke mbajtur një fjalim para të rinjve dhe elitave venezueliane. Sejed Ebrahim Raisi të mërkurën në mëngjes pasi mbaroi udhëtimin e tij në Venezuelë gjithashtu mbërriti në Managua, kryeqytetin e Nikaraguas. Gjatë udhëtimit të tij në Nikaragua, Raisi u takua me homologun e tij Daniel Ortega, presidentin dhe përfaqësuesit e Asamblesë Kombëtare të këtij vendi, si dhe mori pjesë në një takim me studentët e Universitetit të Managuas.  Kuba është destinacioni i fundit të vizitës  së presidentit në rajonin e Amerikës Latine.

Tags