Nënshkruhen 6 memorandume bashkëpunimi mes Iranit dhe Kubës
(last modified Fri, 16 Jun 2023 08:06:53 GMT )
Qershor 16, 2023 10:06 Europe/Tirane
  • Nënshkruhen 6 memorandume bashkëpunimi mes Iranit dhe Kubës

Zyrtarë të lartë të Iranit dhe Kubës në prani të presidentëve të të dy vendeve nënshkruan 6 memorandume bashkëpunimi.

Këto memorandume ishin në fushën e juridiksionit, bashkëpunimit gjithëpërfshirës politik, marrëdhënieve doganore dhe bashkëpunimit në fushën e teknologjisë së informacionit, të cilat u nënshkruan nga zyrtarë të lartë iranianë dhe kubanë. Sipas Agjencisë së Lajmeve Mehr; Sejed Ebrahim Raisi të enjten në mbrëmje u nis nga Havana për në Teheran, pasi përfundoi udhëtimin e tij në tre vende të Amerikës Latine. Vizita e tij u bë me ftesë zyrtare të presidentëve të Venezuelës, Nikaraguas dhe Kubës. Gjatë këtij udhëtimi, presidenti përveç takimeve me zyrtarë të lartë të Venezuelës, Nikaraguas dhe Kubës, takoi dhe bisedoi edhe me disa biznesmenë dhe figura të njohura shkencore e akademike të këtyre vendeve. Në këtë udhëtim, me qëllim zhvillimin e marrëdhënieve dhe rritjen e nivelit të ndërveprimeve në fusha të ndryshme, u nënshkruan gjithsej 28 dokumente bashkëpunimi nga zyrtarë të lartë të Iranit dhe homologë të tyre në këto 3 vende të Amerikës Latine.

Tags