Presidenti Raisi largohet nga Havana për në Teheran
(last modified Sat, 17 Jun 2023 08:20:44 GMT )
Qershor 17, 2023 10:20 Europe/Tirane
  • Presidenti Raisi largohet nga Havana për në Teheran

Sejed Ebrahim Raisi u nis nga Havana, kryeqyteti i Kubës, për në Teheran pas udhëtimit në tre vende të Amerikës Latine. Vzita e tij u bë me ftesë zyrtare të presidentëve të Venezuelës, Nikaraguas dhe Kubës.

 Gjatë këtij udhëtimi, presidenti përveç takimeve me zyrtarë të lartë të Venezuelës, Nikaraguas dhe Kubës, ka takuar dhe biseduar edhe me disa biznesmenë dhe aktivistë shkencorë e akademikë të këtyre vendeve.  Në këtë udhëtim, me qëllim zhvillimin e marrëdhënieve dhe rritjen e nivelit të ndërveprimeve në fusha të ndryshme, u nënshkruan gjithsej 28 dokumente bashkëpunimi nga zyrtarë të lartë të Iranit dhe homologë të tyre në 3 vende të Amerikës Latine.

Tags