Ministri i punëve të jashtme të Arabisë Saudite mbërriti në Teheran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i145544-ministri_i_punëve_të_jashtme_të_arabisë_saudite_mbërriti_në_teheran
Ministri i punëve të jashtme të Arabisë Saudite mbërriti në Teheran në udhëtimin e tij të parë pas normalizimit të marrëdhënieve diplomatike me Republikën Islamike të Iranit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 17, 2023 12:31 Europe/Tirane
  • Ministri i punëve të jashtme të Arabisë Saudite mbërriti në Teheran

Ministri i punëve të jashtme të Arabisë Saudite mbërriti në Teheran në udhëtimin e tij të parë pas normalizimit të marrëdhënieve diplomatike me Republikën Islamike të Iranit.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se ministri i jashtëm saudit Fajsal bin Farhan do të takohet me presidentin iranian Sejed Ebrahim Raisi dhe zyrtarë të tjerë iranianë gjatë vizitës së tij në Teheran dhe do të diskutojnë zhvillimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Disa burime të lajmeve arabe kanë bërë të ditur se ministri i jashtëm i Arabisë Saudite po përcjell një mesazh të mbretit Salman bin Abdulaziz për presidentin e Republikës Islamike të Iranit, Sejed Ebrahim Raisi, i cili lidhet me zhvillimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Më herët, zëdhënësi i qeverisë iraniane, Ali Bahadori Xhahormi, në lidhje me vizitën e ministrit të jashtëm saudit në Iran, ka thënë se ai gjatë kësaj vizite do të marrë masat përkatëse për hapjen e ambasadës.

Irani dhe Arabia Saudite, pas dy vitesh negociata dhe bisedime të organizuara nga Iraku dhe Omani, më 10 mars 2023 dhe pas disa ditësh takime dhe bisedimesh ndërmjet zyrtarëve të institucioneve të sigurisë kombëtare të dy vendeve në Pekin, me publikimin e një deklarate, njoftuar arritjen e marrëveshjes ndërmjet Teheranit dhe Riadit për rifillimin e marrëdhënieve diplomatike".