Ambasada saudite në Iran rihaphet pas Kurban Bajramit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i145588-ambasada_saudite_në_iran_rihaphet_pas_kurban_bajramit
Gazeta saudite Al-Watan të shtunën njoftoi se ambasada saudite në Teheran do të fillojë aktivitetet e saj pas Kurban Bajramit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Qershor 18, 2023 09:20 Europe/Tirane
  • Ambasada saudite në Iran rihaphet pas Kurban Bajramit

Gazeta saudite Al-Watan të shtunën njoftoi se ambasada saudite në Teheran do të fillojë aktivitetet e saj pas Kurban Bajramit.

Sipas IRNA; Al-Watan shkroi: Konsullata saudite në Mashhad gjithashtu do të fillojë aktivitetet e saj pas Kurban Bajramit në të njëjtën kohë me ambasadën.  Natyrisht, kjo gazetë nuk ka përmendur kohën e saktë të rihapjes së ambasadës saudite në Iran.   Ministri i Jashtëm saudit Faisal bin Farhan të shtunën në udhëtimin e tij të parë pas normalizimit të marrëdhënieve diplomatike me Republikën Islamike të Iranit mbërriti në Teheran dhe u mirëprit nga ministri i jashtëm i Iranit, Hussein Amir Abdollahian. Gjatë këtij udhëtimi, përveç Abdollahianit, Bin Farhan është takuar edhe me presidentin e Republikës së Iranit, Sejed Ebrahim Raisi, me të cilët ka biseduar për çështje të ndryshme. Irani dhe Arabia Saudite, pas dy vitesh negociata dhe bisedime të organizuara nga Iraku dhe Omani, më 10 mars 2023 dhe pas disa ditësh takime dhe bisedimesh ndërmjet zyrtarëve të institucioneve të sigurisë kombëtare të dy vendeve, arritën një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Teheranit dhe Riadit. Marrëdhëniet diplomatike të të dy vendeve  kanë qenë të ndërprera që nga viti 2016.