Rojet kufitare iraniane përplasen me një grup të armatosur terrorist
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i145604-rojet_kufitare_iraniane_përplasen_me_një_grup_të_armatosur_terrorist
Komandanti i rojeve kufitare të provincës Sistan-Baluçistan të Iranit njoftoi për shkatërrimin e një grupi të armatosur terrorist, vdekjen e një personi dhe plagosjen e një numri anëtarësh të këtij grupi.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Qershor 18, 2023 16:05 Europe/Tirane
  • Rojet kufitare iraniane përplasen me një grup të armatosur terrorist

Komandanti i rojeve kufitare të provincës Sistan-Baluçistan të Iranit njoftoi për shkatërrimin e një grupi të armatosur terrorist, vdekjen e një personi dhe plagosjen e një numri anëtarësh të këtij grupi.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se gjeneral brigade Reza Shoxhaei, komandanti i rojeve kufitare të provincës Sistan-Baluçistan të Iranit, tha: "Rojet kufitare të provincës Sistan-Baluçistan, të cilët ishin informuar për qëllimin e një ekipi të armatosur terrorist për të hyrë në territorin e Iranit nga zona e kufirit Mazur të regjimentit kufitar të Zahedanit, duke marrë masa inteligjente, menjëherë janë mobilizuar dhe kanë shkuar në vendin e caktuar dhe janë angazhuar në përleshjet me këtë ekip terrorist".

Gjeneral Shuxhaei theksoi se në këtë përleshje të armatosur, një pjesëtar i grupit terrorist mbeti i vrarë dhe disa të tjerë u plagosën kurse disa prej tyre u arratisen drejt territorit të vendit tjetër.

Komandanti i rojeve kufitare të provincës Sistan-Baluçistan të Iranit theksoi se rojet kufitare të provincës Sistan-Baluçistan ndërmarrin masa kundër çdo akti të paligjshëm, veçanërisht të ligë, dhe veprojnë me vendosmëri dhe inteligjencë dhe nuk lejojnë asnjë rast për ata që prishin rendin dhe sigurinë.

Të premten, një ekip terrorist i armatosur u përleshën me policinë lokale dhe forcat e mobilizimit në zonën e përgjithshme të qytetit Hamoun në juglindje të Iranit, por që u shkatërrua fal gatishmërisë dhe vigjilencës së forcave të sigurisë së Iranit.