Amir Abdollahian mbërriti në Katar
Ministri i Jashtëm i Iranit sot ka mbërritur në Doha, kryeqytetin e Katarit ku është pritur nga autoritetet e këtij vendi.
Sipas agjencisë IRNA, Hussein Amir Abdollahian me ftesë të homologut të tij nga Katari ka arritur në aeroportin e Dohas ku është mirëpritur nga autoritetet e këtij vendi. Amir Abdollahian, i cili pas vizitës në Katar do të shkojë edhe në Oman në Twitter shkroi: “Zgjerimi i gjithanshëm i marrëdhënieve me fqinjët është një nga boshtet themelore në doktrinën e qeverisë iraniane për një politikë të jashtme të balancuar, e cila ka një përfitim të madh komercial dhe politik. Më tej ai theksoi: Për të zgjeruar më tej marrëdhëniet dhe për të analizuar procesin e zbatimit të vendimeve të mëparshme të arritura gjatë takimeve të zyrtarëve të lartë të të dy vendeve, sot u nisa për në Katar dhe Oman. Bisedimet dypalëshe, shkëmbimi i pikëpamjeve për çështje të rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe çështjet që lidhen me negociatat për heqjen e sanksioneve dhe çështje të ngjashme, do të jenë ndër boshtet më të rëndësishme të vizitës së Amir Abdollahian në Katar. Kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Katarit, më herët kishte zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e jashtëm të Iranit. Abdulahian ka vlerësuar rolin pozitiv dhe përpjekjet konstruktive të qeverisë së Katarit në marrëdhëniet dypalëshe, rajonale dhe ndërkombëtare. Në këtë bisedë telefonike Amir Abdollahian diskutoi me homologun e tij katariot për zhvillimet e fundit në marrëdhëniet dypalëshe dhe rajonale, si dhe rolin e Katarit në çështjet rajonale që çoi në zhvillimin e marrëdhënieve midis Teheranit dhe Dohas.