Irani dënon përdhosjen e Kuranit të Shenjtë nga sionistët
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit dënoi fyerjen e kolonëve sionistë ndaj Kuranit të Shenjtë.
Nasser Kanani Chafi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, në një postim në Twitter shkroi: “Sulmi brutal i sionistëve ndaj xhamive dhe fyerja e Kuranit të Shenjtë, shkatërrimi i shtëpive, vrasja e përditshme e fëmijëve, grave dhe popullit palestinez të pambrojtur janë shenja dhe dëshmi të faktit se regjimi i rremë nuk respekton asnjë vijë të kuqe, siç është shkelja e simboleve të shenjta fetare dhe të drejtat e njeriut. Kanani Chafi shtoi: Heshtja së bashku me mbështetjen e qeverive perëndimore i bën sionistët më të guximshëm në brutalitetet dhe sulmet e tyre ndaj palestinezëve. Të enjten, kolonët sionistë fyen Kuranin e Shenjtë duke sulmuar një nga xhamitë në qytetin "Arif" në jug të Nablusit. Sionistët gjithashtu i vunë flakën disa shtëpive, makinave dhe fushave bujqësore palestineze në Ramallah dhe Nablus.