Kanani: Irani mbështet sundimin e ligjit në Rusi
Naser Kanani, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, ngjarjet e fundit në Rusi i konsideroi si çështje të brendshme të këtij vendi dhe shtoi: Republika Islamike e Iranit mbështet sundimin e ligjit në Federatën Ruse.
Duhet theksuar se, në njëzet e katër orët e fundit u publikua një lajm i rëndësishëm për grupin Wanger, i cili muajt e fundit ka bërë pushtime të rëndësishme për Rusinë; Udhëheqësi i Wanger ka ftuar anëtarët e këtij grupi në një rebelim të armatosur kundër Moskës. Prigozhin, kreu i grupit Wanger, në një deklaratë të bërë dje akuzoi ushtrinë ruse për sulmin e pozicioneve të grupit. Ai gjithashtu pretendoi se ka pushtuar bazat ushtarake të qytetit Rostov. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë dhe vetë Putini e kanë akuzuar Prigozhin për tradhti dhe Organizata e Sigurisë Ruse po ndjek çështjen e sigurisë së këtij grupi.